Më shumë se 600 euro para false deponohen në një bankë të Prishtinës

10:08 | 22 March 2025
me-shume-se-600-euro-para-false-deponohen-ne-nje-banke-te-prishtines

Një zyrtar i një banke në Prishtinë ka njoftuar se një klient i ka deponuar te ai 625.50 euro të falsifikuara.

Policia tha se paratë false të deponuara janë sekuestruar, ndërsa s’raportoi për ndonjë të arrestuar.

“Rr. Bill Klinton, Prishtinë 21.03.2025 – 09:10. Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i një banke, ka informuar se nga klient janë deponuar 625.50€ të falsifikuara. Parat janë sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar”.

Komento:
loading