Me shumë se një milion persona në botë shërohen nga koronavirusi

08:39 | 01 Maj 2020

Krahas rritjes së numrit të të infektuarve, po rritet edhe numri i të shëruarve me koronavirusi në gjithë botën.

Numri i të prekurve në botë me koronavirus ka kaluar mbi 3 milionë.

Por një e treta e tyre tashmë janë shëruar nga ky virus, sipas të dhënave të John Hopkins University.

Saktësisht janë 1 milion e 14 mijë e 916 veta që kanë kaluar Covid-19 anembanë botës.

Janë 3 milionë e 257 mijë e 660 raste të regjistruara dhe 233 mijë e 416 mijë jetë të humbura si pasojë e pandemisë.

Komento: