Lukakut po ia do më shumë si zëvendësues.
Romelu Lukaku do të preferonte më shumë të luajë nga fillimi në çdo ndeshje për të qenë protagonist.
Por, numrat dhe statistikat po flasin ndryshe.
Interit për momentin i duhen fitoret dhe për këtë po përkujdeset sulmuesi belg.
Futbollisti në pronësi të Chelseat hyri në lojë si rezervist ndaj Benficas dhe prapë ishte protagonist duke shënuar nga pika e bardhë.
Lukaku i ka shënuar 19 gola në 19 tentime nga penalltia, shkruan Gazeta Express.
Dhe, gjiganti i sulmit po tregohet mjaft i efektshëm si rezervist, pasi të tre golat në Ligën e Kampionëve në këtë edicion i ka realizuar pasi ka hyrë në lojë nga banka rezervë në pjesën e dytë.
Madje, ish-futbollisti i Manchester Unitedit e ka një statistikë impresionuese: Lukaku e ka një mesatare të golit për çdo 28,7 minuta.
Interi e mposhti mbrëmë Benfican në udhëtim, 2:0 në ndeshjen e parë çerekfinale të Championsit dhe e sheh veten më afër gjysmëfinales, duke e pasur parasysh se lojën e kthimit do ta zhvillojë në shtëpi.