Më shumë të shëruar se të infektuar në 24 orët e fundit në vendin tonë

15:08 | 01 Dhjetor 2020

Sot ka qenë numri më i madh i të shëruarve se sa i atyre të infektuar në Kosovë.

Janë konfirmuar 521 raste të reja, ndërsa janë shëruar 585 pacientë, përcjell ORAinfo.

Numri total i rasteve pozitive është 40.117 raste nga 145.363 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 25.586 raste./ORAinfo/

Komento: