Me shumë vështirësi, Conte arrin fitoren e parë në krye të Tottenham

00:00 | 05 Nëntor 2021

Antonio Conte, u emërua së fundmi si trajner i Tottenhamit pasi Nuno Espirito u shkarkua për shkak të paraqitjes së keqe.

Në ndeshjen e tij të parë, trajneri që ka fituar disa vlerësime si në Angli ashtu edhe në Itali, pa skuadrën e tij të shënonte 3 gola vetëm për t’u rivalizuar nga Vitesse, duke fituar ngushtë me një gol të vetëm,përcjell ORAinfo.

Golat erdhën nga Son Heung-min, Lucas Moura dhe Harry Kane. Spurs dukej se do ta fitonte ndeshjen me rezultatin 3-0, por Vitesse u kthye në lojë pas disa gabimeve tipike në mbrojtje nga ana e Tottenham.

Në pjesën e parë rezultati ishte 3-2 falë dy golave të shpejtë./ORAinfo/

Komento: