Ka dy javë që Tuna Sejdi lansoi albumin e saj “Fortuna”, ku kishte organizuar promovimin e këtij albumi në Shkup, duke mbledhur familjarët, miqt dhe disa emra nga estrada.
“Fortuna” përmban plot 7 këngë të cilat ajo i ka realizuar dhe me klipe. Ndonëse kanë qenë shumë detaje ato që kanë karakterizuar këto klipe, dashje – padashje aty mund të themi se në një formë apo tjetër ishte i pranishëm edhe Cozman!
Ishte pikërisht mikrofoni me të cilin ajo performoi në secilin klip të saj, e të cilin ajo e ka të personalizuar me emrin “Tuna”, ku si ajo dhe Cozman e kanë të njëjtë.
Madje, këngëtarja nga Shkupi, këtë mikrofon ia bëri dhuratë në ditëlindjen e Cozman në vitin 2015, e poashtu edhe ky i fundit ende e përdor nëpër koncerte.