“Më tha fshije like-in se ma sheh Dejona” – Xheraldina Rexhepi tregon rastin me një shoqe që iu bashkua Vetëvendosjes

22:38 | 26 January 2025
“me-tha-fshije-like-in-se-ma-sheh-dejona”-–-xheraldina-rexhepi-tregon-rastin-me-nje-shoqe-qe-iu-bashkua-vetevendosjes

Xheraldina Rexhepi, dizenjatore, rrëfu një histori me një ish-shoqe të saj, e cila tha se i kërkoi që të mos i bënte “like” statusin sepse kishte drojë nga Dejona Mihali se ajo do “ta merrte në pyetje”.

Se si kishte ndodhur rasti, Rexhepi rrëfeu sonte në Pressing

“Ajo kaloi në Vetëvendosje, ka qenë me grupin që është dashtë me bind Vetëvendosjen që është ma Vetëvendosje se Vetëvendosja. Kena dalë bashkë një mbrëmje edhe ajo ka qitë status, unë ja bona like. Tha fshije, thash pse? Tha nesër me merr në pyetje Dejona. Kjo punë është moti në 2010-ën, ja kom fshi llajkun edhe më s’jemi shoqe”, tha ajo.

 

 

Komento: