Me traktorë fermerët holandezë bllokojnë rrugët, kjo është arsyeja – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Me traktorë fermerët holandezë bllokojnë rrugët, kjo është arsyeja

15:37 | 01 Tetor 2019

Një pamje e pazakontë është parë rrugëve të Holandës.

Qindra fermerë holandezë kanë vendosur të protestojnë të martën duke dalë rrugëve me traktorët e tyre të mëdhenj. Ky veprim i tyre ka shkaktuar një ndër tollovitë më të mëdha në trafik.

Sipas organizatës monitoruese, ANWB, në mëngjes janë krijuar kolona në gjatësi të përgjithshme prej 1136 kilometrash në pjesë të ndryshme të vendit.

Fermerët po protestojnë kundër akuzave se ata janë përgjegjës për problemin e lirimit të dyoksidit të azotit. Për më tepër, me anë të një raporti është kërkuar mbyllja e fermave joefikase dhe zvogëlimi i shpejtësisë maksimale të lejuar nëpër rrugë.

Sidoqoftë, grupet e fermerëve besojnë se ata po bëhen viktimë e këtij problem në mënyrë të padrejtë, ndërsa industria e aviacionit i është shmangur përgjegjësisë.

Organizatorët e protestës besojnë se do t’i mbledhin 15 mijë fermerë gjatë tubimit në një fushë në qendër të Hagës.

Policia i ka arrestuar tre persona për pengim të trafikut, ndërsa rreth 500 traktorë kanë arritur në destinacionin e planifikuar për protestë.

Pengesat kryesore traktorët i shkaktuan në autostrada dhe rrugët kryesore, ku qarkullimi i veturave është i madh, sidomos në mëngjes, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!