‘Me tregoi ai Naimi’, Babai i Liridonës tregon se si e morën lajmin për vrasjen e vajzës

19:51 | 02 Dhjetor 2023

Hajdar Ademaj ka treguar për News24 momentin se kur e kanë marr vesh për vrasjen e vajzës së tij, Liridona Ademaj Murseli

.

Ai tha se lajmin e morën nga bashkëshorti i vajzës Naim Murseli, i cili tashmë është arrestuar për porositjen e kësaj vrasje.

“Më lajmëroi ai Naimi, pasi e morëm vesh që ishte vrarë shkuam për të gjetur çikën se ku është. Kemi shkuar dhe Naimi na kishte prerë në besë ne. Si është puna e pyeta Naimin. Nisi të më tregonte.’ Po ecnim në rrugë dhe ka na kanë prerë rrugës. Ka thënë Liridona ndale makinën. Unë e hapa derën time. Si është kjo puna që m’u vra vajza në makinë. I thashë ‘si e lë vajzën në makinë’. Tha ‘Liridonës i kërkuan paratë dhe ajo nuk i dha’. Aty kam dyshuar unë. Policia nuk na ka kërkuar të jepnim deklaratë. “, ka thënë ai.

Komento: