Kosova kthehet nga Grand Slam-i i Gjeorgjisë me tri medalje të argjendta.
Sot ka përfunduar garimi i xhudistëve kosovare në Grand Slamin që u mbajt në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Sot garoi Loriana Kuka në kategorinë deri në 78 kilogramë, por u ndal qysh në raundin e dytë.
Ajo u mund me ëaza-ari nga italiania Alice Bellandi, duke mbetur pa medalje.
Në raundin e parë, Kuka triumfoi me IPPON ndaj xhudistes britanike, Emma Reid.
Megjithatë, ekipi i Kosovës në xhudo arriti të fitonte tri medalje të argjendta, nga gjashtë garuese që morën pjesë.
Distria Krasniqi, Nora Gjakova dhe Laura Fazliu u stolisën me medalje të argjendta.
Kurse, Loriana Kuka, Flaka Loxha dhe Erza Muminoviq mbetën pa medalje.