“Më trishtove shumë Bacë! Jam pa fjalë” – Vdes këngëtari i njohur i muzikës popullore

13:05 | 29 Gusht 2021

Gazetari Ervin Baku përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë lajmin e trishtë se është ndarë nga jeta parakohe si pasojë e COVID-19, këngëtari shqiptar i muzikës popullore, Ekrem Aliti.

Postimi:

Më trishtove shumë Baca Ekrem, shumë… Jam pa fjalë… Mik i shkëlqyer, njeri shumë i ndershëm dhe shumë bujar, patriot i madh! Të qoftë e blertë lëndina vëlla! Shpirti yt u prehtë në paqen e merituar! Qofsh i xhenetit!

Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Aliti, në veçanti Xanit! Nga unë personalisht, nga babai im Petraqi dhe gjithë familja Baku!

Pushofsh në paqe Ekrem Aliti!”

Komento: