Me urdhrin “Hero i Kosovës” presidenti Thaçi nderon katër dëshmorë

17:37 | 08 April 2019

Po vazhdon ndarja e dekoratave nga Hashim Thaçi.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i ka nderuar dëshmorët Zaim Muça, Agim Zeneli, Luan Smajli dhe Naser Brahimaj me urdhrin “Hero i Kosovës”.

Thaçi ka thënë se dëshmorët në fjalë shquhen për trimëri dhe guxim të pashoq deri në rënien heroike të tyre.

‘Duke marrë parasysh kontributin dhe sakrificën e madhe në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorët Zaim Muça, Agim Zeneli, Luan Smajli dhe Naser Brahimaj i dekorova me urdhrin “Hero i Kosovës”. Ata u shquan për trimëri dhe guxim të pashoq deri në rënien heroike, që populli ynë të jetojë i lirë dhe i pavarur’, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Komento: