Me ushqim tradicional, Rohde pret në Prishtinë ambasadorët e Gjermanisë të vendeve të rajonit

17:00 | 16 Nëntor 2023
me-ushqim-tradicional,-rohde-pret-ne-prishtine-ambasadoret-e-gjermanise-te-vendeve-te-rajonit

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka thënë se është i lumtur që sot ka mirëpritur ambasadorët e Gjermanisë të vendeve të rajonit.

Ai ka treguar se në rezidencën e tij në Prishtinë bashkë me ambasadorët e Gjermanisë në Serbi, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Shqipëri e Bosnje e Hercegovinë do të flasin për çështjet rajonale dhe rrugën drejt BE-së.

Ambasadori gjerman ka thënë se anash politikës, do t’i njoftojë mysafirët e tij me kuzhinën e pasur lokale dhe me disa prej perlave kulturore që Kosova ka për të ofruar.

Komento: