PDK mbylli sot zgjedhjet e brendshme në degën e saj në Dragash dhe më shumicë të votive, u zgjodh kryetar i degës, Vehbi Nazifi.
Kryetari i ri i Partisë Demokratike në Dragash falënderoi delegatët për besimin e dhënë dhe u zotia se do të punoj pandërpre për vazhdimin e sukseseve të PDK-së në në Dragash, njofton kumtesa, përcjell lajmi.net.
Kuvendi zgjedhor po ashtu zgjodhi Këshillin Drejtus të degës prej 55 antarëve si dhe 13 delegatë pë Konventën Qendrore.
Siç thuhet në njoftim, në emër të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, delegatët e pranishëm në këtë kuvend zgjedhor i përshëndeti ministri për Kulturë, Rini e Sport, Kujtim Gashi.
Ai tha se platforma politike e Dekada e Re e prezantuar nga lideri i PDK-sē, Kadri Veseli, ka për qëllim zhvillimin e qëndrushëm të gjitha komunave pa dallim nëpërmjet reformave dhe ofrimit të hapësirës për kuadro të reja të cilat do të jemë në shërbim të ndërmarrësisë dhe ideve inovatore të qytetarëve.
Ndërsa, për sukseset e degës së PDK-së në Komunën e Dragashit folën kryetari i deritashëm i degës, Salim Januzi si dhe kryetari komunës, Shaban Shabani.
Kreu i Komunës së Dragashit tha se vizioni i PDK-së po mbështetet nga të gjithë qytetarët dhe ky vizion do të vazhdojë të mbështesë kuadrot e reja që i janë bashkuar PDK-së gjatë procesit zgjedhor për jetësimin e platformës Dekada e Re.