Me veprimin e fundit Bora e largon Donaldin edhe më shumë nga jeta e saj!

15:48 | 20 Prill 2022

Pak ditë më parë moderatorja Bora Zemani doli me një reagim të revoltuar për të gjitha lajmet që qarkullojnë në media rozë në lidhje me marrëdhënien e saj me aktorin Donald Veshaj.

“Nuk kam bërë asnjë veprim për vëmendje!”- kështu shprehej Bora.

Mirëpo pas këtij reagimi, Bora ka bërë një veprim tjetër që konfirmon në këtë mënyrë se marrëdhënia e saj me Donaldin është një kapitull i mbyllur.

Kështu së fundmi ajo ka hequr nga Instagrami nënën e Donaldit. Bëri xhiron e mediave sociale lajmi se ajo ka filluar të ndjekë në këtë rrjet social të ëmën e aktorit e cila sapo i ishte bashkuar Instagramit. Dhe krah Romeos, Donaldit dhe vëllait të tyre, Mario, ajo ndiqej edhe nga Bora.

Por duket se kjo e fundit është penduar dhe ia ka hequr asaj ‘follow’-n.

Në listën e personave që Bora ndjek nuk është më nëna e ish-partnerit të saj. Në këtë veprim mund të ketë ndikuar fakti që u komentua shumë në rrjetet sociale dhe Bora ka dashur mos të krijojë aludime të kota.

Komento: