Me veprimin e tij Lukaku po ja mundëson Interi ta blejë atë!

13:40 | 11 July 2023

Romelu Lukaku nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Interi dhe po vazhdon të luajë një rol vendimtar në negociatat me Chelsean.

E ardhmja e 30-vjeçarit aktualisht është e mbuluar me dyshime, pasi është rikthyer teknikisht te Blutë pas përfundimit të periudhës së huazimit në Itali.

Lukaku nuk ka dëshirë të luajë përsëri për Chelsean dhe ka qenë duke u stërvitur individualisht në Sardenjë, ndërsa pret që të arrihet një marrëveshje.

Ai gjithashtu ka marrë një ofertë fitimprurëse nga Arabia Saudite dhe ka tërhequr vëmendjen e Juventusit, por nuk i interesojnë asnjëra nga ofertat.

Mediumi Gazzetta dello Sport detajon se si shoqëruesi i Lukakut dhe avokati i tij Sebastian Ledure kontaktuan zyrtarisht dje Chelsean, pasi janë gati për të nisur fazën e dytë të negociatave.

Blutë duan të paktën 45 milionë euro për sulmuesin belg dhe oferta e parë e Interit ishte e largët, rreth 30 milionë euro, por një rritje pritet të arrijë në ditët në vijim.

Nerazzurrët duan t’i mbyllin gjërat së shpejti, të etur për të pasur Lukakun në kohë për kampin stërvitor parasezonal dhe të vetëdijshëm për konkurrencën në rritje për nënshkrimin e tij.

Komento: