“Më vjen për të vjellë” -Dolce shpërthen ndaj raportit Alba-Limi

22:32 | 30 Janar 2026

Dolce ka reaguar ashpër ndaj marrëdhënies mes Albës dhe Limit, duke shprehur hapur neverinë që ndjen për këtë raport.

Gjatë PRIME-it të sontëm, ajo deklaroi se i vjen për të vjellë sa herë që i sheh bashkë, duke shtuar se nuk i beson aspak kësaj lidhjeje. Sipas saj, raporti mes Albës dhe Limit është i rremë dhe i shtirur.

Kujtojmë se Dolce kishte qenë e përfshirë me Limin para se ky i fundit të ribashkohej me ish të dashurën e tij, Albën, gjë që ka shtuar edhe më shumë tensionin dhe reagimet e forta nga ana e saj.

Komento: