Me vonesë, deputetët e Listës Serbe arrijnë në seancë e Kuvendit

11:57 | 03 Shkurt 2020

Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës ku pritet të votohet qeveria Kurti.

Aty me vonesë kanë arritur edhe deputetët nga Lista Serbe.

Ata hynë në sallë teksa Albin Kurti, kandidati për kryeministër, kishte filluar të mbante fjalim para të pranishmëve.

Kurti tani është duke shpalosur programin e tij qeverisës. /ORAinfo/

Komento: