Meda e “kall” atmosferën nëpër dasma, por a e dini sa paguhet?

22:51 | 27 April 2019

Meda pyetet sa paguhet për një dasmë.

Njëri ndër këngëtarët më të dashur për publikun anë e mbanë trojeve shqiptare është këngëtari Meda.

Përveç që dëgjohet kudo ku flitet shqip, këngëtari kosovar është edhe mjaft i kërkuar në dasma, mbrëmje e ahengje të ndryshme familjare.

E kur jemi te dasmat, i pyetur së fundmi në një emision se sa paguhet në një dasmë, Meda nuk dha ndonjë çmim.

“Është sekret i jemi se…nuk kom qef mi dhanë çmimet…mirë paguhemi, shyqyr Zotit mirë”, tha Meda për Prive.

Ai u pyet edhe për bashkëshorten e tij, Lulen se a ka ndonjë ves të keq? Lidhur me këtë pyetje këngëtari u shpreh që nuk ka mund të vërej te ajo ndonjë ves të keq, por sikur edhe gratë tjera tha që është ngapak xheloze.

Por, Meda shtoi se për këtë, Lulja nuk ka pse të jete xheloze, pasi siç tha ai është djalë i mirë. Meda dhe Lulja janë të martuar qe disa vite dhe kanë së bashku katër fëmijë.

Sa i përket karrierës muzikore, projekti i fundit i Medës mban titullin “Motër e vëlla”, të cilin e ka në bashkëpunim me këngëtaren e njohur, Vjollca Haxhiun.

Komento: