Meda i këndon Ibrahim Rugovës, ky është projekti i ri i tij

08:33 | 13 Janar 2020

Meda vjen me këngë për Ibrahim Rugovën.

Këngëtari i mirënjohur kosovar, Meda së shpejti do të sjellë projektin e radhës, i cili do t’i kushtohet ish- presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugovës. Këtë lajm e ka bërë të ditur sot Meda përmes rrjeteve sociale.

Këngëtari është shprehur se me respekt dhe emocion po punojnë për këngën kushtuar Ibrahim Rugovës, shkruan rtv21.

Ibrahim Rugova ishte lindur më 2 dhjetor të vitit 1944 në fshatin Cerrcë të Istogut.

Rugova, ishte Presidenti i parë i Kosovës, duke shërbyer në vitet 1992–2000 dhe përsëri në vitet 2002–2006.

Ishte Intelektual, politikan, akademik dhe shkrimtar. Ish-presidenti Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006. Ndryshe, kënga e fundit e Medës është “Perhajer”, të cilën e ka publikuar në muajin dhjetor.

Komento: