Medaljen e bronztë e fiton Loriana Kuka në Portugali

19:28 | 29 Janar 2023

Loriana Kuka e fiton medaljen e bronztë në Portugali.

Loriana Kuka e ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix “Almada 2023” të Portugalisë.

Xhudistja kosovare medaljen e fitoi në kategorinë deri në 78 kilogramë, shkruan Gazeta Express.

Në luftën për medaljen e bronztë, Kuka triumfoi ndaj jugkoreanes, Jeongyn Lee.

Paraprakisht, xhudistja nga Peja mposhti Zanet Michalidoun e Qipros, dhe Vanessa Chalan e Ekuadorit, teksa u mposht në çerekfinale nga ukrainasja, Yelyzaveta Lytvynenko.

Në repesazh, Loriana Kuka e mposhti sllovenen, Patricija Brolih.

Për 25-vjeçaren është medalja e parë që nga 4 nëntori i vitit të kaluar, kur e fitoi të gjithashtu bronztën në Grand Slam në Baku.

Komento: