Media amerikane raporton për protestën e sotme të gazetarëve

14:28 | 31 Korrik 2023
media-amerikane-raporton-per-protesten-e-sotme-te-gazetareve

Agjencia e lajmeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Associated Press, ka raportuar për protestën e sotme që u mbajt në sheshet e Prishtinës, kundër vendimit të MINT-it ndaj Klan Kosovës.

AP shkroi se një numër i madh i gazetarëve dhe anëtarëve të shoqërisë civile u mblodhën për të protestuar kundër pezullimit të certifikatës së biznesit të Klanit.

“Protestuesit thanë se ishte një veprim “i motivuar politikisht” i ndërmarrë nga qeveria e kryeministrit Albin Kurti. Ishte mbyllja e parë e një medie që nga fundi i luftës së Kosovës 1998-1999, thanë ata, duke mbajtur një pankartë ku shkruhej “Demokracia vdes në errësirë””, thuhet në shkrimin e AP-së, transmeton Klankosova.tv.

Për Associated Press ka folur edhe kryeredaktori i Klan Kosovës, Gazmend Syla, i cili pezullimin e certifikatës së biznesit e quajti “të padrejtë”.

“Ne e konsiderojmë këtë një lloj presioni për të na ndaluar të bëjmë atë që po bëjmë”, tha ai për Associated Press, duke shtuar se vendimin e qeverisë do ta kundërshtojnë në gjykatë.

Komento: