Media e Vuçiqit dalin me propagandë të re: 11 kamionë me armatim nga Turqia janë nisur drejt Kosovës

14:53 | 16 December 2022

Mediat në Serbi vazhdojnë të propagandojnë dhe të nxisin tensione lidhur me Kosovën.

“Kurir”, media nacionaliste e kontrolluar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq sot “raporton” se “autoritetet shtetërore të Republikës së Serbisë, jozyrtarisht kanë marrë informacion, nga lista e kartelave, se aktualisht në kufirin bullgaro-maqedonas ndodhen 11 kamionë që po lëvizin drejt territorit të Kosovës”.

“Siç mësojmë, kamionët bartin armët më moderne – mortaja dhe raketa nga Turqia në vlerë prej 27.5 milionë euro, dhe me porosi të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës. Kjo është dëshmi e qartë se e ashtuquajtura ushtria e Kosovës po armatoset intensivisht”, shkruan/propagandon kjo media.

Tutje “Kurir” shkruan për kërkesën e Serbisë drejtuar KFOR-it për kthimin forcave serbe në Kosovë, duke u arsyetuar se kjo është pjesë e Rezolutës 1244 të OKB-së.

Komento: