Mediat e huaja shkruajnë për Ramën: Hapi zjarr në Bruksel

18:30 | 23 Qershor 2022

Edi Rama ka qenë sot i pranishëm në samitin e BE të mbajtur në Bruksel.

Mediat në Ballkan i kanë kushtuar rëndësi reagimit të kryeministrit Edi Rama, pasi Bashkimi Evropian nuk hapi negociatat e anëtarësimit për shkak të vetos që Bullgaria i ka vendos Maqedonisë së Veriut.

CNN Greece ka shkruar se Rama ka hapur zjarr ndaj vetos të Bullgarisë po dhe ka minuar plotësisht qëndrimin e BE-së.

Ai gjithashtu e quajti veton bullgare si turp, pasi po mban peng dy vende të NATO-s.

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama , hapi zjarr ndaj vetos së Bullgarisë , duke minuar plotësisht qëndrimin e Bashkimit Evropian për procesin e anëtarësimit në Tiranë dhe Shkup, gjatë samitit të liderëve evropianë me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor”, shkruan mediumi CNN Greece.

Ndërkohë që media serbe Blic e ka interpretuar fjalën e Ramës duke e ndërlidhur me Ballkanin e Hapur.

Në artikullin serb shkruhet se Rama ka folur për bashkimin e Kosovës në Ballkanin e Hapur, ndërkohë që gjithashtu ai ka deklaruar se Ukraina nuk duhet të ketë shumë iluzione në lidhje me hapjen e negociatave me BE-në.

Gjithashtu shkruhet se Rama i ka dalë në mbrojtje Serbisë në lidhje me Rusinë, duke thënë se Beogradi është harmonizuar tre herë me Perëndimit.

Komento: