
Media gjermane Westdeutsche Allgemeine Zeitung (WAZ) i ka kushtuar vëmendje mërgimtarit nga Kosova, Burim Doberlluka, për aktin e tij heroik, kur shpëtoi katër persona nga mbytja në Liqenin Phoenix (Phoenix-See) në Dortmund, transmeton albinfo.ch.
Ngjarja ndodhi në gusht, rreth orës 20:00, kur një varkë pedalesh me katër shtetas amerikanë u përmbys. Para mbërritjes së ekipeve të shpëtimit, Doberlluka ndërhyri me guxim, duke i nxjerrë të gjithë nga uji dhe duke i sjellë të sigurt në breg.
Për këtë veprim, ai ishte nderuar më herët edhe nga Policia e Gjermanisë, ndërsa zyrtarët e policisë dhe zjarrfikësve e cilësuan ndërhyrjen si “jashtëzakonisht të guximshme”.
Media WAZ i ka kushtuar edhe një video-rrëfim ekskluziv këtij rasti, pavarësisht se kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj.