Sipas mediave gjermane, Dortmundi i nis bisedimet për Milot Rashicën.
Borussia Dortmundi i ka nisur bisedimet me Ëerder Bremen për Milot Rashicën, sipas mediave gjermane. Dortmund ka për qëllim ta blejë yllin kosovar për ta zëvendësuar Jadon Sanchon, i cili pritet të largohet këtë verë.
Rashica pritet të largohet nga Ëerderi sapo të hapet afati kalimtar i verës, gjë të cilën nuk e ka përjashtuar as menaxheri i tij, Altin Lala, i cili javë më parë e pranoi se disa klube nga Bundesliga e kanë kontaktuar për shërbimet e vushtrriasit, raporton Express.
“Para koronavirusit, ne ishim në kontakte me disa klube, përfshirë këtu ato nga Bundesliga. Për momentin, gjithçka ka mbetur pezull. Por, jam i sigurt se sapo të kthehemi në normalitet, do të ketë lëvizje në këtë drejtim. Diçka do të ndodh patjetër”, kishte thënë Lala për televizionin gjerman Sport 1.
Mediat gjermane tani raportojnë së gjiganti Dortmund i ka nisur bisedimet me Ëerderin, i cili është i hapur për shitjen e 23-vjeçarit duke e parë krizën financiare të shkaktuar nga pandemia koronavirus.
Për përfaqësuesin e Kosovës është përfolur se mund t’i bashkohet Liverpoolit në Premierligë apo edhe RB Leipzig gjatë verës.
Por duket se Dortmund do të jetë klubi i ardhshëm i Rashicës.
Rashica i shënoi 12 gola dhe i dhuroi gjashtë asiste në 30 ndeshje për Ëerderin sezonin e kaluar në Bundesligë. Ndërsa këtë sezon, ai i ka regjistruar 10 gola dhe pesë asiste në 24 ndeshje deri tani.
Dortmundi pritet ta shesë Sanchon për 100 milionë euro në Manchester United gjatë verës dhe më pas ta zëvendësojë atë më Rashicën.
Vlera e anësorit të Kombëtares së Kosovës në treg ka rënë për shtatë milionë euro, nga 35 në 28 milionë euro, si pasojë e pandemisë koronavirus.