Mediat në llupën e inspeksionit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Mediat në llupën e inspeksionit

08:49 | 01 Shkurt 2019

Mediat në Kosovë pritet të vizitohen nga Inspektoriati i Punës.

Kryetarja e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Gentiana Begolli Pustina dhe kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi, do të takohen sot me qëllim të zyrtarizimit të nismës dy mujore, gjatë të cilës do të inspektohen të gjitha mediet në vend.

Sipas njoftimit gjatë këtyre dy muajve do të monitorohen nga afër kushtet në të cilat punojnë gazetarët dhe punonjësit e tjerë medial, sikurse edhe inspektimi i gjendjes së përgjithshme të të drejtave të tyre.

Komento: