Mediat raportojnë për kolona të gjata të tankeve ruse duke u futur në Ukrainë nga Rusia

18:43 | 26 Shkurt 2022

Pushtimi i Rusisë ndaj Ukrainës po vazhdon.

Televizioni amerikan CNN po raporton se kolona të gjata të tankeve ruse janë duke lëvizuar drejt Ukrainës nga Rusia.

“Kjo është diçka…që ne e kemi parë gjatë gjithë ditës, se më shumë nga kjo pajisje e rëndë ka lëvizur drejt vijës së frontit,” raportoi korrospondenti i CNN, Frederik Pleitgen nga afër Belgorod, Rusi, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

“Të shohësh rusët të lëvizin se shumë prej atyre në një kolonë drejt vijës së parë është sigurisht diçka që të paktën për ne tani është e jashtëzakonshme,” tha ai.

Ai tha gjithashtu se ai dhe ekipi i tij kanë dëgjuar më shumë raketa që po shpërthejnë sot sesa në ditët e fundit.

Komento: