Mediat ruse pas sulmit në Gramsh: Një nga personat e arrestuar sulmoi ushtarët shqiptarë

10:42 | 21 Gusht 2022

Sulmi në uzinën e armëve në Gramsh, media ruse thonë se një nga personat e arrestuar sulmoi ushtarët shqiptarë.

Një dië më parë një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Grmash ku dy rusë dhe një ukrainas sulmuan dy ushtarë shqiptarë në uzinën e armëve.

Ndërkohë kjo ngjarje është raportuar edhe në median ruse.

The Moscoë Times, shkruan se një nga personat e arrestuar dyshohet se sulmoi rojen teksa përpiqej të fotografonte fabrikën e Gramshit e cila përdoret për çmontimin e armëve të vjetra.

“Dy ushtarët shqiptarë të plagosur u dërguan në spitalin e Tiranës pasi pësuan lëndime në sy. Kryeministri shqiptar Edi Rama tha se tre personat ishin “të dyshuar për spiunazh”.

Policia ushtarake, së bashku me agjencitë e inteligjencës dhe antiterrorizmit, shkuan në vendngjarje për të hetuar ngjarjen. Shqipëria është anëtare e NATO-s që nga viti 2009”, thuhet në artikullin e medias ruse.

Komento: