Mediat serbe po i kundërvihen Ramush Haradinajt.
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka reaguar ashpër kundër fushatës që po i bëhet atij nga mediat në Serbi.
Ai i ka quajtur media të afërta me ish-ministrin e propagandës së kasapit të Ballkanit, Millosheviq, tash presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Gjatë ditës së sotme, mediat në Serbi u munduan që të njollosin emrin e presidentit e Çamërisë, tashmë të vdekur, Festim Lato. Në këtë storie ata e përfolën edhe emrin e Haradinajt.
Haradinaj në postimin e tij tha se kjo fushatë shpifëse ka dështuar.
Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Ramush Haradinajt:
Mediat e afërta me ish-ministrin e propagandës së kasapit të Ballkanit Milosheviq, tash president i Serbisë, Aleksander Vuqiq, kanë filluar një fushatë shpifëse kundër meje. Kanë dështuar në të kaluarën, po dështojnë tani dhe do të dështojnë gjithnjë