Mediat Serbe: Pas “Shqipërisë së madhe”, tash edhe “Mitrovica madhe”

11:46 | 21 December 2018

Mediet serbe dhe politikanë serbë kanë shumë prirje për të krijuar terme e sinonime me të cilat përpiqen ta pengojnë por edhe të njollosin ide dhe aspirata shqiptare për të jetuar të lirë në hapësirat e veta.

Pas krijimit të termit të shpifur Shqipëri e madhe, me të cilin vazhdojnë të manipulojnë me të gjitha mënyrat kundër të drejtës shqiptare për ta zotëruar hapësirën e vet, nëpër medie serbe ka filluar të përmendet edhe Mitrovica e madhe, transmeton Koha. net.

“Arsye” për këtë emërtim të ri të qyteti të ndarë është iniciativa për nënshkrimin e peticionit që ky qytet të bashkohet.

Ideja për këtë emër të ri, “Mitrovica e madhe” ka ardhur nga sputnjik, portal rus që publikohet në gjuhën serbe.

Tash pra, pas Shqipërisë së madhe, bota duhet të ketë kujdes edhe nga Mitrovica e madhe, është porosia më e re që vjen nga ky portal.

Mitrovica vazhdon të jetë pjesë e Kosovës, pavarësisht nga pretendimet serbe, ndërsa pretendimi që ngërthen shprehja që përdorin për të mediat e Beogradit më shumë do t’i shkonte “Serbisë së madhe”,

Komento: