Vlora Çitaku, ka reaguar për shkrimet që po bëhen nga mediar serbe.
Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku është nervozuar me mediat serbe, të cilat vazhdojnë ta sulmojnë atë me shkrime të ndryshme.
Në një postim në Facebook, ajo ka shkruar se pothuajse çdo javë po shpikin diçka për të, e që SHBA-të nuk i marrin seriozisht ato gjëra, transmeton Indeksonline.
Ajo ka shprehur keqardhje për ato media, duke u thënë se do të dështojnë.
Më poshtë postimi i Çitakut:
Ka kohë që disa media në Serbi merren në mënyrën më të ndytë dhe më agresive me mua . Thuajse çdo javë shpikin nga një storie të ultë dhe pashije për mua.
Me këdo që takohem shkruajnë se jam në lidhje intime me të.
Qëllimin ua di. Ata e dinë se askush në SHBA nuk i merr seriozisht. Por, ata së paku shpresojnë që me këtë lloj strategjie të ndytë do të ma bëjnë punën më të vështirë, sepse, sërish sipas tyre, eventualisht kjo lloj fushate do t’i detyronte njerëzit të hezitojnë të takohen e të shihen me mua në publik nga frika e sulmeve në tablloidet e sponzorizuara serbe.
Ndjejë keqardhje për ta. Keni me dështu.