Mediat serbe reagojnë për fotografinë e publikuar nga Flora Brovina

08:40 | 17 Maj 2019

Reagojnë mediat serbe për fotografinë e publikuar nga Flora Brovina.

Fotografia që e ka publikuar dje deputetja e PDK-së, Flora Brovina, të një gruaje kosovare që është dhu nuar nga forcat serbe, gjendet në një sajt pornog rafik të Irakut.

Për këtë kanë reaguar mediat serbe duke mos hezituar të shkruanin “shqiptarët me instalim monstruoz ndaj serbëve”.
Një nga mediat më radikale të Serbisë, “Informer” kanë shkruar për fotografinë skandaloze të publikuar nga Flora Brovina, për të cilën ajo tha se ishte dhunim i një gruaje shqiptare nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

Më vonë, u zbulua e kjo fotografi u mor nga një faqe pornog rafike.

“Instalimi monstruoz u thye në copa: Shqiptarja publikon fotografi ku thotë se “serbët përdh unuan një grua shqiptare”. Por, nuk ishte nga Kosova, por nga Iraku!”, shkruan media serbe.

Edhe “telegraf rs”, ka shkruar për këtë ngjarje që ka tronditur të gjithë Kosovën.

Komento: