Mediat serbe ‘tërbohen’ për ardhjen e Milanit në Kosovë

12:58 | 06 Korrik 2019

Milani vjen në Kosovë, “tërbohen” mediat në Serbi.

Gjatë ditës së sotme, ekipi legjendar i Milanit konfirmoi se me 10 gusht do të jetë në Kosovë për të zhvilluar miqësoren me kampionin e Kosovës, Feronikelin.

Ky lajm ka qenë një “dush i ftohte” për mediat në Serbi që po mundohen të bëjnë propagandë kundër Kosovës.

Portali racist “Alo” e ka quajtur skandaloze këtë veprim të ekipit italian.

“Skandaloze! Ata vijnë me kënaqësi! Milan luan ndeshje në Prishtinë” , kështu ishte titulli i portalit serb.

Në artikull ata kanë shkruar që Milan duhet të kujtoj që së fundmi kanë transferuar Rade Krunic, i cili sipas tyre ka lindur në Republikën Srpska në Bosnje.

Komento: