Shaip Kamberi, ka marrë mjaftueshëm vota për ta marrë edhe një mandat.
Ka përfunduar procesi i votimit në vendvotimin numër 6 në fshatin Tërrnoc të Bujanocit, ndërsa mediat në Luginë raportojnë se Shaip Kamberi ka siguruar votat që të jetë edhe për një mandat deputet në Kuvendin e Serbisë.
Presheva.com thotë se ky është rezultati në Tërrnoc: KSHL 686 vota, 1 SNS, 11 të pavlefshme.
Sipas rezultateve preliminare të dhëna nga Shtabi i Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës për Gazetën Express, rezultati është ky:
Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës – Shaip Kamberi ka 679 vota
SNS – 1 votë
MORAMO – 1 votë
Kamberi në një intervistë të dhënë më herët për televizionin publik në Kosovë ka thënë se 610 vota janë të mjaftueshme në këtë vendvotim që të arrijë të bëhet deputet.
“Ne sot me angazhimin tonë, arritëm se përmes gjykatës të rikthejmë në votim njësinë numër gjashtë dhe sipas rezultateve preliminare, janë 670 votues që kanë dalë dhe kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre. Ne llogarisim se të gjithë janë për koalicionin tonë, 610 votues do të jenë mjaftueshëm. Sipas asaj që presim po, presim fitore ndërsa do të presim rezultatin final. Nuk ka pas pengesa apo problem të theksuar, çështja e Ramazanit ka ndikuar që votuesit tanë të dalin më shumë mesdite. Shpresojmë së të gjithë këto vota të dalin”, tha Kamberi në intervistë për RTK-në.