Mediat turke kritikojnë ashpër Mohamed Salah pas debutimit si titullar me Trabzonspor

23:38 | 21 Gusht 2026

Mohamed Salah zhvilloi të enjten në mbrëmje ndeshjen e tij të parë si titullar me Trabzonspor, por debutimi i plotë me klubin turk nuk shkoi siç kishte shpresuar ylli egjiptian.

Salah u largua me emocione nga Liverpooli në fund të qershorit, nëntë vjet pasi kishte mbërritur në “Anfield” nga Roma dhe ishte shndërruar në një prej figurave më të mëdha në historinë e klubit.

Pas përfundimit të Kupës së Botës, 34-vjeçari shfrytëzoi verën për të vendosur për hapin e radhës në karrierë dhe në fillim të gushtit nënshkroi kontratë dyvjeçare me Trabzonspor.

Komento: