Medimui serb: Trump ka nisur një ofensivë të madhe diplomatike: Hiqeni qafesh Haradinajn

11:31 | 11 April 2019

Tabloidi serb raporton se Donald Trump ka dhënë urdhër për të zhbllokuar dialogun.

Tabloidi serb ‘Espresso’, shkruan sot për një ‘ofensivë’ të re të Donald Trumpit dhe Shtëpisë së Bardhë për të zhbllokuar dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje finale.

Për këtë mediumi shkruan se Donald Trump ka dhënë urdhër që të “hiqet qafe’” kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka vendosur taksën ndaj produkteve serbe, dhe është një nga kundërshtarët më të ashpër të idesë për korrigjim të kufijve, për të cilën administrata e Trump është e hapur.

Në këtë shkrim thuhet se Trump ka urdhëruar administratën e tij që shumë shpejtë të kthejnë në dialogu Prishtinën dhe Beogradin, në mënyrë që të lëvizet përpara me zhbllokimin e situatës pas heqjes së taksës.

“Kabineti i Donald Trump ka nisur një ofensivë të madhe diplomatike për t’i kthyer Prishtinën dhe Beogradin në tavolinën e bisedimeve. Prishtina dhe Beogradi tashmë e dinë qartë se çfarë duhet të përmbushin mbi të gjitha”, i ka thënë ky burim gazetës, transmeton Gazeta Express.

Siç pretendon ky burim, Ëashingtoni e ka kërcënuar seriozisht Haradinajn, duke i kërkuar heqjen e taksës sa më parë të jetë e mundur, në të kundërtën do të ketë sanksione të ashpra ndaj tij.

“Prishtina duhet ta heq taksën, dhe Serbia e ka bërë të qartë që do të kthehet në dialog. Gjithashtu edhe ideja e korrigjimit të kufijve është në tavolinë”, ka shtuar burimi.

Sipas të njëjti është e qartë se sa e rëndësishme për Amerikën është zgjidhja e kësaj situate dhe se nuk do të ketë tolerime të më tejshme.

Sipas tabolidit serb kjo ‘ofensivë diplomatike’ shihet qartë, pasi që ditë më parë në Tiranë ka qëndruar zëvëndës asistenti i Sekretarit të Shteit, Matheë Palmer, i cili është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, e me të cilin kanë diskutuar edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Dje ndërkohë është zyrtarizuar ftesa e Gjermanisë dhe Francës për Aleksander Vuçiqin, Ana Brnabiqin, Hashim Thaçin dhe kryeministrin e Ramush Haradinaj.

Siç raportohet në media, qëllimi i këtij takimi është arritja e një marrëveshje për t’u kthyer në dialog, pa e hequr taksën.

Komento: