Mediumi amerikan: Valdrin Sahiti mashtroi gratë për fustane, dëmi mijëra dollarësh

23:35 | 19 Janar 2024

Valdrin Sahiti akuzohet nga një medium amerikan se mashtroi me mijëra dollarë shumë gra të huaja.

Stilisti i famshëm kosovar, Valdrin Sahiti, është bërë temë e medias amerikane. Por, kësaj radhe jo për të mirë.

Nga medium “The Shade Room” – me bazë në Los Angeles – që merret vetëm me lajme nga showbiz, dizajneri Sahiti po akuzohet se ka mashtruar shumë gra amerikane me mijëra euro për fustanet që ato i kanë porositur tek ai, transmeton gazeta online Reporteri.

Sahiti i cili ka veshur shumë yje botëror si Rita Ora, Beyonce, Kylie Jenner, Paris Hilton e Cardi B pretendohet të ketë mashtruara disa gra afro-amerikane.

Sipas Justin Carter-it të “The Shade Room”, gratë pretendojnë se Sahiti është zhdukur pasi ato kanë paguar për fustanet mijëra dollarësh.

Sipas këtij raportimi, një postim i veçantë në Instagram i Sahitit ra në sy të Tatiana French, e cila panifikonte të martohej në pranverë.

Gruaja, nga Teksasi, thotë se ajo ishte udhëzuar të dërgonte “këstin e saj të parë” në shtator 2023. Më pas, asaj iu desh të përfundonte matjet profesionale dhe brenda 6-8 javësh, fustani i saj me porosi, i prodhuar në Kosovë, do të bëhej gati.

“Në mes të javës 6-8, ata thanë se do të kisha një video me fustanin në një model të përmasave të ngjashme,” tha French për Carter.

Sipas nuses së ardhshme, ajo dhe kompania e Sahitit ranë dakord për një fustan me një çmim prej 2,500 dollarë. French pagoi një depozitë sigurie prej 1,331 dollarësh.

“Më pas, ata do të bëjnë prekjet e fundit ose çfarëdo që mund të jetë, dhe më pas ata do ta dërgojnë atë tek unë dhe dërgimi do të zgjaste 24-48 orë përmes DHL,”, shpjegoi French.

Në fund të procesit tetë-javor, megjithatë, French tha se ajo nuk kishte “dëgjuar asgjë”.

Në nëntor, French kontaktoi kompaninë përmes WhatsApp. Megjithatë, sipas Carter, ajo “u vra me ditë të tëra”. E frustruar, French rezervoi fluturimin e saj për në Kosovë, e vendosur për të sjellë fustanin e saj “me çdo kusht”.

Çfarë ndodhi me fustanin e nuses prej 2000 dollarësh?

Sahiti iu lut nuses së ardhshme që të “kishte durim”, pasi ata “nuk kishin ndërmend” t’ia mbanin fustanin e saj, raporton mediumi amerikan. French nuk e bëri kurrë udhëtimin e saj në Kosovë. Megjithatë, ajo vazhdoi të këmbëngulë.

Më 3 janar, kompania e Sahitit i kërkoi French që t’i dërgonte pjesën e mbetur të pagesës së saj me 500 dollarë shtesë për transport.

“Ishte thjesht një lidhje e Western Union, dhe thotë: ‘Dërgo para këtij personi’ dhe më pas konfirmimi i emailit duhej t’i shkonte atij, por supozohet se duhet të paguaaj DHL-në,” tha French.

“Një tjetër 500 dollarë, kjo është cmenduri – pasi unë ju kam dërguar tashmë këto para dhe ju as nuk po komunikoni me mua në mënyrë efektive.”

Megjithatë, French nuk ishte e vetmja grua që përjetoi përplasjen me stilistin e famshëm.

Ndiqni rrëfimet:

Komento: