Mediumi CNN ndalon transmetimin në Rusi

00:00 | 05 Mars 2022

Po vazhdojnë sanksionet ndaj Rusisë.

CNN do të ndalojë transmetimin në Rusi, ka thënë të premten kanali i lajmeve.

“CNN do të ndalojë transmetimin në Rusi ndërsa ne vazhdojmë të vlerësojmë situatën dhe hapat tanë të ardhshëm duke ecur përpara”, tha një zëdhënës.

Edhe një transmetues kanadez ka njoftuar se do ta ndërpret transmetimin nga Rusia, duke përmendur si shkas një ligj të ri të miratuar nga Putin sot, ku ata që përhapin qëllimisht lajme “të rreme” mund të përballen me burg.

Komento: