Mediumi italian zbulon fjalët e Leaos: “Dua të qëndroj te Milani”

17:38 | 11 April 2023

“Dua të qëndroj te Milani” – mediumi italian zbulon fjalët e Leaos.

Rafael Leao është i vendosur për të qëndruar te Milani edhe pse shumë klube të mëdha janë vënë pas tij.

Mediet italiane kanë zbuluar një bisedë private të sulmuesit të Milanit, që është treguar i qartë për të ardhmen e tij.

“Do të qëndroj te Milani”, raportohet të ketë thënë portugezi, kontrata e të cilit me “kuqezinjtë” skadon në 2024.

Milan dëshiron që të zgjasë kontratën me Leaon dhe dëshira e sulmuesit për të vazhduar bashkëpunimin pritet që të sjellë firmë e rinovimin shumë shpejt.

Kalimi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, mund të jetë motiv shtesë për portugezin që të vazhdojë tutje.

Chelsea, Manchester United, Real Madrid, Manchester City, PSG dhe shumë klube të tjera kanë shprehur dëshirë për Leaon.

Komento: