Mediumi zviceran: Amir Saipi bën zgjedhjen e tij, do të përfaqësojë Kosovën dhe jo Zvicrën

13:33 | 30 September 2024

Portieri shqiptar, Amir Saipi raportohet se ka vendosur që ta përfaqësojë Kosovën dhe jo Zvicrën.

Siç raporton mediumi zviceran, Corriere Del Ticino, Saipi tashmë ka bërë zgjedhjen e tij dhe ai do të veshë fanellën e Kosovës.

Portieri i Luganos, 24 vjeç, ishte për disa kohë numri një i ekipit zviceran U-21, me të cilin – vitin e kaluar – mori pjesë edhe në Kampionatin Evropian.

Portieri i lindur në Schaffhausen ka zhvilluar 4 paraqitje për Zvicrën U19 dhe 14 paraqitje për Zvicrën U21.

Ai pritet të jetë një forcë e shtuar e skuadrës dardane, për t’i bërë konkurrencë portierit Arijanet Muric, i cili luan në Ipswich në Premier League.

Komento: