Mefail Bajqinovci: Kush del në rrugë pas oligarkëve politikë? Populli na i ka dhënë 51.1%

12:45 | 28 Prill 2026
mefail-bajqinovci:-kush-del-ne-rruge-pas-oligarkeve-politike?-populli-na-i-ka-dhene-51.1%

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas paralajmërimit për mundësi për protestë.

Ai tha se se populli “ua dha përgjigjen” partive opozitare.

“Po kush del në rrugë pas oligarkëve politikë? Populli ua dha përgjigjen me 51.11% me Albin Kurti. E tash, kur s’kanë votë, kërkojnë zhurmë. Ani kur i sheh kush po bën thirrje, të njëjtit që e shfrytëzuan shtetin, e sot kërkojnë “revolta” për me u kthyer prapë. Por koha e tyre ka kalu, populli nuk del për ta, populli i ka çu në opozitë”, shtoi Bajqinovci.

Komento: