Mefail Bajqinovci pas lirimit të Pantiqit: Ky është reflektim i pagës 2000-2500 euro të gjyqtarëve dhe prokurorëve

14:55 | 28 Dhjetor 2022

Bajqinovci pas lirimit të Pantiqit: Ky është reflektim i pagës 2000-2500 euro të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Mefail Bajqinovci ka reaguar pas dërgimit në arrest shtëpiak të ish-policit, Dejan Pantiq, i cili u arrestua për sulm ndaj zyrave të KKZ-së në veri.

Ai e ka konsideruar të turpshëm lirimin e Dejan Pantiqit.

“Kjo me gjasë është reflektim i pagës 2000-2500 euro (pa shtesa) të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Më mirë ato ditë kur vendosën të mos punonin për shkak të vendimit të qeverisë Kurti për t’ua kthyer pagën sa e kanë pasur. I turpshëm lirimi i Pantiç”, shkroi Bajqinovci.

Komento: