
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci është propozuar dhe votuar sot nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës si Kryetar i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, njofton Gazeta 10.
Në një postim të tij, Bajqinovci ka thënë se këtë përgjegjësi e pranon me nder dhe përkushtim të plotë, duke theksuar rëndësinë e sigurisë dhe mbrojtjes për shtetin e Kosovës.
“Do të angazhohem me profesionalizëm, transparencë dhe bashkëpunim të ngushtë me të gjitha institucionet relevante, në funksion të forcimit të sigurisë, rritjes së mbikëqyrjes parlamentare dhe avancimit të kapaciteteve mbrojtëse të Republikës sonë,” ka shkruar Bajqinovci.
Ai gjithashtu falënderoi Lëvizjen Vetëvendosje për besimin e dhënë për të udhëhequr këtë komision kaq të rëndësishëm./Gazeta 10
Statusi i tij i plotë: