Mehaj befason, qorton stafin që nuk i ktheu përgjigje një organizate

21:14 | 09 Gusht 2022

Befason Ministri i Kurtit qorton stafin që nuk i ktheu përgjigje një organizate.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, tha se nuk ka qenë në dijeni për kërkesën e Lëvizjes FOL që nuk mori përgjigje për aktivitetet e realizuara nga kjo Ministri për periudhën janar – qershor 2022.

Ai madje ka paralajmëruar masa për përgjegjësit brenda stafit të tij.

Lëvizja FOL publikoi të martën monitorimin e Planit Strategjik Operacional (PSO) të Qeverisë për periudhën janar – qershor 2022 të 15 ministrive dhe Zyrës së Kryeministrit. Nga 2063 aktivitete të parapara për këtë periudhë kohore, janë realizuar vetëm 983 aktivitete.

Ndërkaq, ishte vetëm Ministria e Mbrojtjes që kishte zero për qind të aktiviteteve të realizuara, pasi sipas njoftimit të Lëvizjes FOL, nuk kishte kthyer përgjigje për ta plotësuar pyetësorin.

“Tani u informova që Ministria e Mbrojtjes, përkatësisht Zyra për Marrëdhenie me Publikun, nuk iu është përgjigjur pyetjeve të drejtuara nga organizata FOL, lidhur me realizimin e planit të punës në Ministrinë e Mbrojtjes. Kjo gjë është e pa pranueshme dhe në kundërshtim me praktikat e transparencës dhe llogaridhënies që i kemi instaluar që nga ardhja në qeverisje”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Ai tutje ka shtuar se menjëherë ka kërkuar nga Sekretari i Përgjithshëm të trajtohet kjo çështje dhe të merren masa përkitazi me përgjegjësitë që i takojnë

Komento: