Mehaj: Ekipet e FSK-së po vazhdojnë kërkim-shpëtimin në Turqi

11:14 | 14 February 2023

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka mbajtur sot një takim me stafin e lartë të dikasterit që ai drejton, ku kanë diskutuar rreth operacionit të kërkim-shpëtimit në Turqi.

“Aktualisht po operojmë me kontigjentin e specializuar të FSK-së në provincën Hatay, që është dhe rajoni më i prekur nga tërmeti shkatërrimtar”, tha Mehaj.

Përmes një postimi në Facebook, Mehaj njoftoi se deri më tani ,FSK ka shpëtuar nga rrënojat katër persona.

“Ushtarakët tanë profesionistë në fushën e kërkim-shpëtimit kanë shpëtuar deri më tani katër persona, ndërsa po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar të mundshëm në rrënojat e ndërtesave, së bashku me ekipet turke dhe forcat e shteteve të tjera”, u shpreh Mehaj.

Mes tjerash, ministri ka uruar që të ketë të tjerë të mbijetuar teksa pjesëtarët e FSK-së vazhdojnë me vullnet e përkushtim kërkimin dhe shpëtimin e tyre.

“Urojmë që të ketë të tjerë të mbijetuar, ndërsa pjesëtarët tanë të vazhdojnë me vullnet e përkushtim kërkimin dhe shpëtimin e tyre”, ka deklaruar tutje Mehaj.

Komento: