Mehaj konfimon se ka dhënë dorëheqje nga Qeveria Kurti, “për arsye familjare”

11:10 | 08 Gusht 2023
mehaj-konfimon-se-ka-dhene-doreheqje-nga-qeveria-kurti,-“per-arsye-familjare”

Armend Mehaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës.

Ai në një prononcim për indeksonline e ka konfirmuar largimin nga qeveria.

“Po, kam dhënë dorëheqje. Arsye familjare”, ka thënë shkurt ai.

Mehaj ka thënë se do të dalë shpejt me sqarim për media, përderisa vendin e tij pritet ta zë koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci

Gjithashtu, RTK ka raportuar se për Mehajn ende nuk dihet nëse do të transferohet në ndonjë pozitë në institucionet e Kosovës, apo do të kthehet në vendin ku ka jetuar e punuar në Norvegji.

 

Komento: