Mehaj pas vërshimeve: FSK e gatshme të ndërhyjë në secilën situatë emergjente

14:09 | 20 November 2022

Sot ka pasur vërshime në disa qytete të Kosovës, si pasojë e reshjeve të shumta të shiut.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se autoritetet zyrtare janë duke e monitoruar pandërprerë situatën në terren.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se FSK është e gatshme që të ndërhyjë në situata emergjente.

“Pas reshjeve të mëdha që shkaktuan edhe vërshime në shumë pjesë të vendit, autoritetet tona zyrtare janë duke e monitoruar pandërprerë situatën në terren. FSK si çdoherë, në secilën situatë emergjente, është e gatshme plotësisht, me të gjitha kapacitetet e saj në dispozicion, që të realizoj detyrën ligjore të mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë pa dallim”, ka shkruar ai.

Komento: