Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka publikuar disa fotografi të ushtarëve të FSK-së duke stërvitur me pesha të rënda.
Ai tha se kadetëve iu testuan “pothuajse të gjithë komponentët e përgatitjes fizike, si qëndrueshmëria, forca dhe kondicioni fizik”.
“Udhëheqësit e së ardhmes, sikurse shpirtërisht e psikikisht, janë të fortë edhe fizikisht”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
“Aromë Beteje” është ecja e kadetëve tanë me pesha të rënda e përcjellur nga 2km vrapim.
Kadetëve i’u tesuan pothuajse të gjithë komponentët e përgatitjes fizike, si qëndueshmëria, forca dhe kondicioni fizik.
Ecja me pesha simulon afrimin në zonën e operacionit, kurse vrapimi me pesha simulon luftëbërjen.
Udhëheqësit e së ardhmes, sikurse shpirtërisht e psikikisht, janë të fortë edhe fizikisht.