Armend Mehaj, ka bërë të ditur se Kosova dhe Holanda do të bashkëpunojnë në fushën ushtarake.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se është takuar me ministren e Mbrojtjes Kombëtare në Holandë, Kajsa Ollongren, dhe se kanë diskutuar rreth pikave ku mund të rrisin bashkëpunimin.
“E njoftova për avancimet që Ushtria e Republikës së Kosovës ka bërë përmes implementimit të Planit Gjithpërfshirës të Tranzicionit, investimet që kemi bërë në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe operacionale, por dhe bashkëpunimin e ngushtë që e kemi me shtetet anëtare të NATO-s, me të cilët koordinojmë në baza ditore aktivitetet përmes këshilltarëve ndërlidhës të NATO-s, të cilët aktualisht janë duke shërbyer në Kosovë, të vendosur në zyret brenda objektit të Ministrisë së Mbrojtjes”.
“U dakorduam që të bashkëpunojmë në çështjen e shkëmbimit të praktikave më të mira sa i përket inkuadrimit të vajzave në FSK, e po ashtu në ngritjen profesionale të tyre përmes trajnimeve, si dhe pjesëmarrjes në misione të përbashkëta me Forcat e Armatosura Holandeze”,ka shkruar Mehaj në një postim në rrjetin social Facebook.